Armët e tre shekujve të fundit u ekspozuan për herë të parë në muzeun historik të qytetit të Shkodrës “Oso Kuka”. Këto armë zjarri dhe të ftohta, shpata, jatagane, thika e këlliçe u nxorën nga fondi i muzeut historik të Shkodrës në kuadër të festave të nëntorit.

Përgjegjësi i muzeut Sokol Haliti thotë se këto armë që tregojnë qëndresën e popullit shqiptar dhe një dëshmi është pushka amerikane e Ali Pashë Gucisë, komandant për mbrojtjen e Plavë Gucisë në vitet 1878-1880 nga ushtruia malazeze e Krajl Nikollës.

Objekte të tjera si këto kanë humbur shumë gjatë viteve dhe shteti shqiptar duhet të bëjë më shumë për kulturën e historinë tonë kombëtare shpreheti Haliti.

Kuratori Ndriçim Mlika tregon për vlerat historike të armëve që datojnë që në vitet 1700 dhe pothuajse të gjitha janë prodhuar në Shqipëri dhe madje edhe janë eksportuar drejt shteteve të ndryshme.

Restauratori Petrit Bilali thotë se armët e tre shekujve të fundit u nxorën nga pluhuri që i kishte mbuluar.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në muzuen historik “Oso Kuka” deri më 29 nëntor ndërsa do të vizitohet nga student dhe nxënës të shkollave të mesme si një mundësi e mirë për t’u njohur me dëshmitë e qëndresës së popullit shqiptar në tre shekujt e fundit.

Artikulli paraprakTHEU MASËN E SIGURISË “ARREST NË SHTËPI”, SHPALLET NË KËRKIM 40-VJEÇARI
Artikulli tjetërMARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT ME ITALINË, OPOZITA PARALAJMËRON DËRGIMIN NË GJYKATËN KUSHTETUESE