Janë publikuar për herë të parë në Shkodër disa dokumente dhe fotografi që pasqyrojnë Shkodrën në harkun kohor 1840 – 1913. Kjo ekspozitë u hap në kuadër të aktiviteteve që u zhvilluan në përkujtim të komandantit turk Hasan Riza Pasha. 40 materialet e ekspozuara në Shkodër janë pjesë e fondit prej 100 milionë dokumenteve që zotëron Arkiva Shtetërore e Presidencës së Turqisë tha Ugur Unal, drejtor I arkivave të përgjithshme të presidencës së Turiqisë.

Unal tha se të gjithë shtetasit shqiptarë të interesuar për materiale të ndryshme të ruajtura në arkivat e Turiqisë, mund t’I vizitojnë ato pa asnjë pengesë ligjore.

Këto materiale u ekspozuan në Institutin “Yunus Emre” në Shkodër ndërsa në ceremoninë e organizuar morën pjesë personalitete të ndryshme.

Artikulli paraprakNOT, “FSA SHKODËR” TRE MEDALJE BRONZI DHE NJË ARGJENDI
Artikulli tjetërSHKODËR, STACIONET E AUTOBUSËVE TË SHKATËRRUAR