Gjërat personale të reperit të ndjerë, Tupac Shakur, do të shfaqen në Muzeun “Grammy” në Los Angeles. Ato do të shfaqen për herë të parë për publikun në një ekspozitë të veçantë që do të nisë më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 22 prill.

Në mesin e gjërave personale të Tupacut do të jetë edhe kostumi Versace të cilin ai e kishte veshur në “Grammy Awards” në vitin 1996. Aty, po ashtu, priten të jenë edhe shkrime origjinale të këngëtarit të famshëm. “Fakti që Muzeu ‘Grammy’ ka vendosur ta nderojë djalin tim me ekspozitën e ardhshme do të thotë shumë për mua. Shkrimet e Tupacut janë reflektim i pasionit të tij për jetën. Fjalët e tij vazhdojnë të motivojnë gjeneratat e reja”, ka thënë Afeni Shakur, nëna e reperit të ndjerë. Fansat që do të shkojnë në këtë ekspozitë do të mund të shohin intervistat dhe performancat e reperit.

Artikulli paraprakMBYTET NE LUMIN KIR, 64 VJECARI
Artikulli tjetërRita Ora mund te kishte vdekur