Kupa e Botës ka mbërritur në Shqipëri! Kjo pjesë e turit traditë në 51 vende të botës, në prag të nisjes së kampionatit botëror të futbollit, që këtë vit, ndryshe nga herët e tjera do të mbahet në muajin nëntor në Katar.
Rama ka mirëpritur këtë vizitë në Tiranë dhe tha se ky është një lajm i mirë për sportdashësit dhe ftoi Gardën e Republikës që mos u hapë problemeve vizitorëve, edhe nëse ata do të jenë më të shumtë në numër.
“Ndërkohë që po flisja me Erjonin pak më parë. Këto janë ditë të veçanta për doganat shqiptare, se kanë çdoganuar dy kupa në një periudhë të shkurtër. Janë nga ato halle që do të donim ti kishim më të shumta në të ardhmen. Shpresoj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësi ta vizitojnë. I bëj thirrje Gardës që të lejojnë vizitorët, edhe nëse do të jenë më të shumtë në numër”, tha Rama.