Ekspozohet për herë të parë kostumi i Shenjëtores Nënë Tereza

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 Tiranë, bëjnë me dije se nesër në prën 11:00, në Muzeun Historik Kombëtar do të çelet ekspozita ’’Trashëgimi Kulturure nga vend i Nënë Terezës”. Në këtë ekspozitë, e para e këtyre përmasave në Tiranë, do të ekspozohet për herë të parë për publikun, kostumi popullor i Shenjtores Shqiptare. Bëhet fjalë për një kostum me motive karakteristike të qytetit te Prizrenit (vendi i origjinës se nenës së Nënë Terezës), qe ajo e mbante në moshën 16-17 vjeçare. Kostumi përbëhet nga këmisha, cope e mendafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qendisur nga mjeshtra qendistare te ketij qyteti, shalli dhe dimitet. Për me shumë rreth historise se ketij kostumi, i cili ruhet ne Fondet Etnografike të Institutit të Antropologjise Kulturore dhe Studimti të Artit do t’ju shpjegojë kuratorja e kësaj ekspozite, Prof. Dr. Afërdita Onuzi. Pjesë tjetër e ekspozites janë 54 objekte te tjera, pjesë e rëndësishme e trashëgimise kulturore nga dy qendrat më të zhvilluara politike-ekonomike-tregtare dhe kulturore shqiptare të shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, respektivisht Shkodrës (vendlindja e babait të Nënë Terezës) dhe Prizrenit (vendlindja e nënës së Nënë Terezës). Njekohësisht nëpërmjet objekteve qe do të ekspozohen, do të paraqiten aftësitë teknike-artistike të mjeshtrive tradicionale qytetare të zhvilluara në keto qendra (Shkodra dhe Prizreni). Midis tyre spikatin: Stoli grash dhe burrash prej arid he argjendi; armë; pjesë veshjesh dhe veshje të plota; pëlhura të mëndafshta për pajisjen e banesës dhe veshjeve të ndryshme; qendisje të realizuara nga gra qytetare si çarçafe, këllef jastekësh, kemisha etj. Objekte kryesitsht të përdorura nga popullsia e besimit të krishterë.

Artikulli paraprakPRANGOSET NJE QYTETAR QE TENTOI TE KORRUPTONTE NJE POLIC RRUGOR NE MALESI TE MADHE
Artikulli tjetërPOLICIA E JANINES SEKUESTRON 132 KG KANABIS QE VINTE NGA SHQIPERIA,NDALOHEN KATER GREKE