Prokuroria e Pëgjithshme ka nisur verifikimet për procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, për rastin e ekstradimit në drejtim të Italisë të Nezar Seitit në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”. Vendimi për ekstradimin është marrë nga Gjykata e Tiranës më 23 dhjetor 2017. I njohur ndryshe si financieri i grupit Habilaj, Seiti u ekstradua një ditë më parë përmes aeroportit të Rinasit dhe i shoqëruar nga dy agjentë të antidrogës italiane, pasi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj firmosi kërkesën e autoriteteve italiane.
Ndaj Nezar Setiti ekziston një masë sigurimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në arrest me burg pasi u arrestua gjatë operacionit të policisë në Babicë të Vlorës në 19 ettor, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis, ndërsa njëkohësisht ishte i kërkuar edhe nga Prokuroria e Cattanias si pjesë e grupit të trafikut të drogës që kryesohej nga Moisi Habilaj. Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit.