Ekstradohet 40-vjeçari i dënuar me 13 vite burg për prostitucion.

40-vjeçari nga Fieri, Maksim Sota, është ekstraduar në Rinas nga Roma e Italisë, njoftojnë sot burime zyrtare nga policia. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar atë me 13 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, më 6 Korrik 2004. Së bashku me vëllanë R.Sota, ai ka shfrytëzuar një shtetase për prostitucion në Greqi dhe Itali nga viti 1997 deri në vitin 2002. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë, shtojnë të njëjtat burime.

Artikulli paraprakSULMET TERRORISTE QË GODITËN EVROPËN GJATË 2016-ËS
Artikulli tjetërISIS PRANON ZYRTARISHT PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN TERRORIST NË BERLIN