Ekstradohet drejt Italisë, Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit. Lajmi për ekstradimin e Seitit është marrë nga Gjykata e Tiranës më 23 dhjetor 2017, ndërsa ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj është bërë mëngjesin e kësaj të enjte.

Nezar Seiti u arrestua në Babicë Vlorës me 19 tetor të vitit të shkuar, gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan afërsisht 4 ton kanabis. Seiti me anë të avokatit të tij kishte kërkuar ekstradimin drejt Italisë dhe hetimin nga autoritet italiane atje ku janë arrestuar dhe 7 pjesëtarët e tjerë të grupit.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, PËRKUJTOHET 73 VJETORI I KRYENGRITJES SË PARË ANTIKOMUNISTE
Artikulli tjetërERNEST GJOKA: ME KUKËSIN SYNOJMË FITOREN