Ekstradohet nga Anglia i dënuari për dy vrasje në vitin 1997.

Një 48-vjeçar nga fshati Kaçinar i Mirditës është ekstraduar nga Britania e Madhe në Tiranë, pasi është dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim dhe vrasje të mbetur në tentativë në vitin 1997. Ai është Gjergj Cupi (Çupi), i cili në korrik 1997 në rrugën nacionale Rrëshen-Kurbnesh në afërsi të vendit të quajtur në qytetin e Rrëshenit, i nxitur nga motive hasmërie, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit M. N, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit M. N dhe shtetasja D. K, si dhe janë plagosur rëndë shtetasit P. P dhe F.P, të cilët kanë qenë udhëtarë në furgon. Pas ngjarjes shtetasi Gjergj CUPI ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe sipas informacioneve të vazhdueshme ndodhej në Angli. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Londra drejt vendit tonë.

Artikulli paraprakARRESTOHET BOSI SHQIPTAR I DROGËS, I SEKUESTROHET 1 MLN EURO ‘MALL’
Artikulli tjetërGODITJE E RËNDË PËR KOMBËTAREN, MAVRAJ RREZIKON ITALINË