Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç, lindur në Bajram Curri.

Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi:

Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakSHKENCËTARËT: DITA NË TOKË MUND TË ZGJASË DERI NË 25 ORË, HËNA PO LARGOHET
Artikulli tjetërLEZHË/ KAPET NË MES TË PYLLIT DUKE KULTIVUAR KANABIS, ASGJËSOHEN 250 BIMË! ARRESTOHET 43-VJEÇARI