Ekstradohet nga Hungara 37 vjeçarari kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar me 13 vite burg, Valon Kyçykun për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/ b të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Ai akuzohet se së bashku me një shtetas kosovar dhe një kroat kanë mashtruar të paktën 300 persona, duke u marrë nga rreth 3 mijë euro secilit, me premtimin se do të bëheshin njerëz të suksesshëm. Të akuzuarit dyshohet se kanë përfituar një shumë mbi 530 mijë euro.

Gjatë vitit 2009 deri në maj 2010, të pandehurit Burim Haxhiolli dhe Valon Kyçyku, në bashkëpunim me shtetasin kroat Damir Miserda, me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit, kanë bindur persona të shumtë për t’u anëtarësuar ne shoqërinë “Eurolife”, e cila vepron në shërbim të shoqërisë “Gemak”.

Në momentin e anëtarësimit, rreth 300 të dëmtuarit kanë paguar secili shumën 2290 euro. Drejtuesit e kësaj skeme u premtonin anëtarëve që, pas trajnimeve të tyre, do të kishin mundësi të siguronin shuma të konsiderueshme parash.

Në këto grumbullime mësohej dhe prezantohej vetëm një leksion “Rekruto anëtarë të rinj”. Në këto organizime nuk trajtohej asnjë mënyrë për përfitimin e dijeve, krijimin e eksperiencës apo rritjen e aftësive profesionale.

E vetmja mënyrë që u shpjegohej pjesëmarrësve për të arritur suksesin dhe fitimet monetare, ishte gjetja dhe rekrutimi i anëtarëve të rinj. Secili prej anëtarëve rekrutonte pjesëmarrës të rinj, duke fituar 540 euro nga shuma totale 2290 e paguar prej këtyre të fundit. Nuk lejohej hyrja e atyre që nuk ishin anëtarë.

Gjithsej të pandehurit kanë përvetësuar shumën 532.163 euro. Ata kanë realizuar, nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, transferimin e pasurisë që ka rrjedhur nga vepra penale, për të fshehur origjinën e paligjshme të pasurisë.

Artikulli paraprakKRAJA: TALLJE ME “VLLAZNINË B”, KJO ËSHTË PËR “GUINNES”
Artikulli tjetërPËRPLAS TË DEHURIN ME MAKINË DHE LARGOHET PA E NDIHMUAR