Një shtetas i dënuar me 7 vite burg është ekstraduar nga Roma e Italisë.

62 vjeçari me iniciale B.P, banues në Pontinia, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Elbasanit më 23 korrik 2015, e ka dënuar për “vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit”, dhe falsifikim dokumentesh.

Ngjarja për të cilën akuzohet, ka ndodhur në vitin 2012, në filialin e një banke të nivelit të dytë në Elbasan.

Shtetasi B.P., ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një shumë të konsiderueshme në euro në llogarinë e tij.

Artikulli paraprakTENTON ARRATISJEN, ARRESTOHET KOSOVARI I KËRKUAR PËR TERRORIZËM
Artikulli tjetërARTI SHQIPTAR NË MILANO, VEPRAT NË EKPOZITËN E TITULLUAR “MASHTRIM”