Ekstremi i djathtë hyn në Bundestag pas 60 vitesh, shpërthejnë protestat

Pas rezultatit historik të ekstremit të djathtë, i cili u fut në Bundestagun gjerman kanë shpërthyer protesta të shumta. Mijëra protestues janë mbledhur përpara selisë së AfD, duke kundërshtuar fitoren dhe programin politik të kësaj force. Demonstruesit kanë protestuar paqësisht, ndërsa ka prani të shtuar të forcave të policisë. Demonstruesit mbajnë pankarta në duar, ku shprehet papajtueshmëri lidhur me premtimet për të bllokuar hyrjen e emigrantëve. AfD është forca e parë politike me qasje të ekstremit të djathtë pas më shumë se 60 vitesh që siguron vend në Bundestag. Rezultati i kësaj partie është përshëndetur edhe nga liderja e Frontit Nacion Francez Marine Le Pen, e cila e konsideroi ngjarjen si sukses historik për të djathtët.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË PRANË NJË KISHE, 6 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërLAVROV: SHBA NUK DO TA SULMOJË KORENË E VERIUT