Një shtetas rus i cilësuar me rrezikshmëri ka hyrë në Shqipëri nga Mali i Zi dy muaj më parë përmes doganës së Hanit të Hotit në Shkodër. Vladislav Pozdniakov është një person i shpallur në kërkim prej kohësh në Malin e Zi pasi është i dyshuar për njoftime të rreme me email për vendosje bombash në shkollat e Malit të Zi. Po ashtu shtetasi rus dyshohet se ka dërguar emaile kërcënuese edhe institucioneve shtetërore në Malin e Zi, policisë, Ministrisë së Brendshme, shërbimeve të tjera të sigurisë dhe institucioneve të tjera duke kërkuar ndryshime në qeverinë e Malit të Zi. T

ë kërcënuara me emaile për vendosjen e bombave nga Pozdniakov janë edhe media të ndryshme në shtetin fqinj teksa i ka kërkuar që të mbajnë qëndrime pro Rusisë. Vladislav Pozdniakov është themelues i grupimit “shteti mashkullorë” në Rusi, një grup ekstremist i krijuar në vitin 2016 që nënkupton, vendosjen e statusit të supozuar të shtypur të burrave dhe po ashtu në rrjetet sociale por edhe ka patur raste konkrete kur ka treguar se Pozdniakov është kundër grave dhe vajzave të cilat sipas tij përfitojnë përmes burrave të shtypur.

Ky shtetas që është i shpallur në kërkim në Malin e Zi dhe tashmë kërkohet edhe nga autoritetet shqiptarë është dënuar në vitin 2018 në Rusi si drejtues i organizatës ekstremiste së bashku me katër anëtarë të grupimit “shteti mashkullor”, por Pozdniakov nuk shkoi në burg pasi u dënua me kusht duke u lënë i lirë nga gjykatat ruse. Më pas në 2018-ën ai është larguar nga Rusia duke mbërritur në Malin e Zi deri më 4 shkurt të këtij viti, datë në të cilën rezulton se është futur në territorin shqiptar me një automjet me targa ruse. Sipas burimeve Pozdniakov është mbajtur për mbi një orë në doganën e Hanit të Hotit por më pas ka kaluar sepse nuk ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar duke mos rezultuar në listën e Interpol.

Anëtarët e tjerë të grupimit “shteti mashkullor” janë lënë në burg përveç Pozdniakov që mori dënimin me kusht duke u lënë i lirë. Sëfundmi një gjykatë ruse e ka shpallur të paligjshëm organizatën “shteti mashkullor” por Pozdniakov nuk ka qenë i pranishëm dhe është përfaqësuar nga një avokat.

Rusi cilësohet si një person me rrezikshmëri për shkak të veprimtarisë së tij ekstremiste dhe emaileve kërcënuese për vendosje bombash. Është ende e paqartë nëse Vladislav Pozdniakov ndodhet ende në territorin shqiptar apo ka gjetur një mënyrë ilegale për t’u larguar në ndonjë shtet tjetër.

Artikulli paraprakEMRI I PRESIDENTIT TË RI, ALIBEAJ: DO KONSULTOHEMI ME GRUPIN PARLAMENT TË PD, MAZHORANCA TË MOS E ZGJEDH ME SHUMICË TË THJESHTË
Artikulli tjetërSHKODËR, KOMUNITETI EGJIPTIAN: S’PO BLEJMË AS BUKËN