POLICIA E KOSOVËS KAP IMAMIN E QYTETIT TË GJILANIT.
Policia e Kosovës ka arrestuar imamin e xhaminë El-Kuddus në Gjilan, Zekerija Qazimi, i cili dyshohet se është një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit.
Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një të dyshuar tjetër L. K, nga fshati Polac i Skenderaj. Te arrestuarit dyshohen se kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë. Ata dyshohen për rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.Sipas Policisë se Kosoves, si rezultat i hetimeve disamujore, në lidhje me rastin e arrestimit të 4 personave gjatë muajit qershor 2014 në Kaçanik, në orët e hershme të mëngjesit te se enjtes, me urdher te gjyqtarit të EULEX-it, policia ka ndërmarrë një operacion kontrolli në dy lokalitete në Gjilan dhe Skenderaj.Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, personi i dyshuar Zekerija Qazimi, nuk ka qenë në shtëpinë, por është gjetur nga Policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë, ndërsa i dyshuari i dytë është arrestuar në shtepine e tij.Personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër.Nderkohe, Gjykata Themelore e Prishtines ka dhene masen e sigurise me nje muaj paraburgim per 40 te arrestuarit qe dyshohen per pjesmarrje ne luften e esktremisteve ne Siri dhe Irak.