Ekzekutuesi i ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashk Ujkës duket se e kishte menduar me shumë kujdes planin kobzezë, teksa pavarësisht se është kapur nga kamerat e sigurisë, sërish identifikimi i tij është shumë i vështirë. Burime pranë grupit hetimor të policisë bëjnë me dije se autori dallohet në video, por pa arritur të identifikohet pasi përveç errësirës ai ka qenë me kapele, me maskë anti-COVID dhe doreza, që e bën të vështirë identifikimin.

Nga ana tjetër, autori shihet se ka edhe një qese në dorë që mendohet se është qesja që është përdorur për të mbështjellë armën e krimit dhe për rrjedhojë edhe gëzhoja e cila nuk është gjetur nga policia mund të jetë ruajtur në qese.

Policia ka Kristian Kelmendin si autorë të dyshuar të vrasjes dhe Marjan Kolën si person i përfshirë apo që ka dijeni. Ata dolën dje para gjykatës ku u lanë .

Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, teksa Kristian Kelmendi deklaroi se njihej me familjen e Pashko Ujkës dhe kishte patur shoqëri me të birin. Vërtetë ato kishin konflikt për një apartament të marrë me negocim 11 vite më parë por nuk ishte autor i kësaj ngjarje. Ai deklaron se ditën e ngjarjes ndodhej në Kosovë. Edhe Marjan Kola i cili ka qenë gjithë kohës me Kristian Kolën ka mbajtur të njëjtin version. Udhëtimin në Kosovë për festa deri në kapjen në Morinë më datë 30 nëntor, në kthim nga Kosova.

Familjarët pretendojnë se Marjan Kola ka qenë në një poligon qitjeje në Prishtinë, ndërkohë që kujtojmë se të dyshuarit Kelmendi i është gjetur gjurmë baruti në duar. Gjyqtarja Izabela Radovani ka dhënë afat deri më 3 janar duke kërkuar t’i vihen në dispozicion kamerat e doganës, poligonit të qitjes në Prishtinë dhe përgjigjet e laboratorit kriminalistik për gjurmët e barutit.

Pashko Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit. Dyshohet se një prej të ndaluarve (Kristian Kelmendi) ka pasur konflikt për një apartament me Ujkën. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pashko Ujka u vra me armë tip silenciator në qendër të qytetit verior.

Si lindi konflikti?
Kristian Kelmendi, me origjinë nga Kelmendi, banonte në Trush. Më pas është zhvendosur në  Shkodër, ku mësohet se i ka marrë Pashkos në pallat në Shkodër. Dyshohet se konflikti tij dhe Kristian Kelmendit ka lindur për një apartament që autori kishte blere tek Ujka disa vite më parë dhe tashmë i kërkonte të riut t’i shlyente 20 mijë euro. Kjo mendohet të jetë edhe shkak për ekzekutimin e 64-vjeçarit në Shkodër.

Artikulli paraprakDALIN PAMJET E MAKINES SE SHKRUMBUAR, CILAT JANE DYSHIMET E PARA?
Artikulli tjetërE RËNDË/ZETORI BIE NË KANAL, HUMB JETËN 55-VJEÇARI, PLAGOSET E BIJA 10 VJEÇE