Një tjetër shqiptar është vrarë në Greqi. Sipas mediave greke shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është i moshës 33-vjeç. Ai u gjet në buzë të rrugës ‘Aghia Mavara’ në Haidari nga një kalimtar i rastit me disa plumba të marrë në shpinë.
Personi që e ka gjetur ka njoftuar policinë dhe më pas shqiptari në gjendje kritike për jetën është dërguar në spitalin Gennimates por për fat të keq 33 vjeçari shqiptar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Shqiptari dyshohet se është qëlluar gjatë natës të së shtunës. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.