Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij, në Itali.
I riu është u qëllua me plumb në qafë nga një 34-vjeçar italian.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Provincën e Sienës, ndërsa karabinierët kanë arrestuar autorin e dyshuar të krimit.

Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar ka qenë me shokët e tij në shtëpi, kur autori ka ardhur dhe e ka thirrur të dalë jashtë, ku e ka qëlluar për vdekje.

Nga dyshimet e para bëhet e ditur se shkak i vrasjes së shqiptarit të kenë qenë larjet e hesapeve për pazaret e drogës.

Artikulli paraprakSEANCA PLENARE, OPOZITA SHKON ME VONESË, PRITEN DEBATE MES PALËVE
Artikulli tjetërVETINGU, GJYQTARJA MANJOLA XHAXHO JETON NË BANESËN E PRINDËRVE