Ekzekutohet me armë tregtari shqiptar në mes të Athinës

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e djeshme në lagjen Menidhi të Athinës, Greqi. Sipas policisë greke, shqiptari u qëllua me armë në gjoks brenda makinës së tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 dhe kanë qenë dëshmitarët që lajmëruan policisë. Sipas një dëshmitari okular i cili ka dyqanin e tij pranë vendit ku ndodhi ngjarja, thotë se atij dhe klientëve u tërhoqi vëmendjen një zhurmë e madhe. Sapo shkuan në cep të rrugës, ata panë shqiptarin 35-vjeçar të gjakosur brenda makinës. Sipas dëshmisë së tij, shqiptari u qëllua nga ana e shoferit 3-4 herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mediat greke kanë publikuar edhe foton e shqiptarit të vrarë, ndërsa shkruajnë se ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Sipas shtypit grek, shqiptari ishte tregtar makinash dhe shkaqet nuk janë ende të njohura. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet.

Artikulli paraprakLIVING – 02.04.2017
Artikulli tjetërFESTA E ULQINIT, NISHANI-VUJANOVIÇ: SHQIPTARËT, KONTRIBUUES TË MALIT TË ZI