Një 45-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Romë në zonën e quajtur Tufello.
Sipas mediave italiane referuar edhe burimeve të policisë viktima ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar ka qenë duke u rikthyer në burg pasi kishte dalë me leje.
Ai është ekzekutuar me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks. Ndërsa në momentin e vrasjes sapo kishte dalë nga banesa për tu rikthyer në burgun Rebibbia.
Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë vëllai i tij 20-vjeçar, ndërsa u njoftua policia dhe ambulanca, por nuk kanë mundur të shpëtojnë shqiptarin, i cili vdiq menjëherë.
Viktima, ende i paidentifikuar po vuante dënimin e fundit, pasi kishte bërë shumë vite burg.
Sipas mediave italiane autoritetet po hetojnë për lëvizjet e tij të fundit dhe kontaktet që kishte pasur. Por dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas konflikteve mes klaneve për dominimin e territorit të shitjeve të lëndëve narkotike. Hetimet kanë treguar se San Basilio dhe Tufello janë zona ku dominon shitja e drogës.
Por detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçarit shqiptar në Itali.Mesohet se Gentin Kasa është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Romë.
Po sipas policisë së Romës, viktima ishte në regjim gjysmë lirie, që do të thotë natën në burg dhe ditën i lirë.
45-vjeçari është goditur nga disa plumba në trup, por që vdekjeprurës ka qene një plumb në kokë.Shqiptari ka vdekur menjëherë në vendngjarje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të së shtunës, në lagjen Nuovo Salario, ku ai sapo ishte përshëndetur me familjen dhe ishte nisur drejt makinës për në burg, kur autorë të panjohur hapën zjarr me pistoletë.
Predhat e kalibrit të vogël e goditën shënjestrën në gjoks dhe në kokë, duke e lënë të vrarë në vend.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, paraprakisht dyshohet se ekzekutimi mund të jetë shtyrë nga hakmarrja ose larja e hesapeve të vjetra mes klaneve kriminale shqiptare, viktimës dhe autorit, që me sa duket ishte në dijeni të lëvizjeve dhe lirimit të tij të përkohshëm nga burgu.
Sipas agjentëve, zona ku ndodhi ngjarja ishte një prej shumë lagjeve që shfrytëzohen nga organizatat kriminale për shpërndarjen e narkotikëve.