Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri në Francë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Merz-Tessy në Haute-Savoie këtë të shtunë, raportojnë sot mediat lokale. Sipas shtypi francez, në spitalin e Annecy u dërguan pardje dy shqiptarët të plagosur me armë zjarri. Njëri prej tyre ndërroi jetë disa minuta më vonë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Më pas në spital u dërgua edhe shqiptari i dytë i plagosur. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.
Në xhepat e dy shqiptarëve policia gjeti shuma të mëdha parash. Identiteti i shqiptarit të vrarë dhe atij të plagosur nuk është bërë me dije. Autoritetet nisën hetimet për këtë ngjarje. Dyshohet se sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë, raporton “Le Parisien”.