Një 45 – vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në Rimini të Italisë.

Sipas mediave italiane, viktima është Petrit Nikolli, rezident prej shumë vitesh në vendin fqinj. Ai është qëlluar me një plumb në kokë, nga një distancë e afërt, pak para orës 23:00, përballë një restoranti. Nga dëshmitë e para mësohet se 45 – vjeçarit i është afruar një automjet, teksa ndodhej në rrugë, nga ku ka zbritur të paktën një person, që sipas mediave italiane, dyshohet të jetë me kombësi shqiptare. Mes tyre mësohet se ka nisur një debat me tone të larta dhe vrasësi ka nxjerrë pistoletën gjysmë automatike duke e qëlluar 45 – vjeçarin. Ekzekutori mësohet së është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me makinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, Nikolli nuk ka mundur të mbijetojë. Nikolli ishte baba i tre fëmijëve, më e madhja 15 – vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij priste një tjetër fëmijë.

Artikulli paraprakRRËFIM – LEONARD KOLA
Artikulli tjetërSIGAL SJELL NË SHKODËR KLINIKËN LËVIZËSE, EKZAMINIME FALAS PËR QYTETARËT