Një shqiptar është ekzekutuar në një atentat mafioz në Romë, Itali.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Velletri, ndërsa shqiptari është identifikuar vetëm me emrin Toni. Sipas mediave italiane ai është vrarë pas një breshërie plumbash, në sy të gruas së tij dhe fëmijëve. Sipas dëshmitarëve vrasësit e shqiptarit ka mbërritur me motor dhe më pas kanë hapur zjarr. 33-vjeçari shqiptar është përshkruar si një burrë i qetë dhe paqësor, duke lënë dyshime mbi shkaqet e vrasjes. Në vendngjarje policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë për të zbuluar detaje rreth vrasjes. Shqiptari ishte pronar i picerisë “Peccati di Gola”, një nga piceritë më të njohura në zonë.

Artikulli paraprakE MARTA VENDIMTARE PËR BASHKIMIN EUROPIAN
Artikulli tjetërVJEDHJA E ENERGJISE DHE NDERTIMET PA LEJE, DISA TE ARRESTUAR