Dy grupe të forcave RENEA rrethuan 52-vjeçarin Ruzhdi Arishta, autorin e krimit të dyfishtë në fshatin Oblikë.

12 orë u deshën që Arishta të ekzekutohej nga efektivët e RENEA-s. Pavarësisht thirrjeve të herë pas hershme për t’u dorëzuar Ruzhdi Arishta është treguar kokëfortë gjatë gjithë natës jo vetëm duke mos u bindur por edhe duke rezistuar ndonëse ishte rrethuar në të gjitha anët. Sapo ka zbardhur mëngjesi i 4 shtatorit, dy grupe të RENEA nga dy anët e shtëpisë ku ndodhej 52-vjeçari Arishta janë afruar duke e ekzekutuar pasi nuk kishte asnjë mundësi tjetër për ta bindur që të dorëzohet i gjallë. 

RUZHDI ARISHTA U EKZEKUTUA PASI NUK IU DORËZUA RENEAS

As negociatat me disa prej familjarëve nuk e kanë bindur Arishtën që të ulë armët dhe të dorëzohet. Në këto kushte forcat e RENEAS kanë ndërhyrë duke qenë të paisur me një mburojë antiplumb me fije çeliku dhe rreth orës 7:10 të mëngjesit janë dëgjuar krismat e fundit që kishin të bënin me ekzekutimin e Ruzhdi Arishtës i cili i mori jetën komandantit të FNSH Simon Gjetaj si dhe plagosi 21 vjeçarin Besar Sherbela. Disa herë grupet e RENEA-s kanë bërë thirrje që Arishta të dorëzohej por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autori i krimit të dyfishtë. Në këto kushte është bërë ekzekutimi i 52 vjeçarit i cili arriti të rezitonte jo pak por 12 orë me radhë brenda banesës së tij. Pas ekzekutimit efektivët kanë nisur që të lënë vendin e ngjarjes. Bashkë me mjetet e policisë kanë lënë vendin e ngjarjes edhe autoblindat të cilat shërbyen për të shembur një pjesë të banesës të Ruzhdi Arishtës.

Artikulli paraprakFAMULLIA SHKODËR DHURON GJAK
Artikulli tjetërSI NISI NGJARJA E OBLIKËS, NGA PLAGOSJA TEK EFEKTIVI I FNSH