Greqi, ekzekutohet një shqiptar në periferi të Athinës

Një 57-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në vendin e qujtur Luca, në periferi të kryeqytetit grek, Athinë. Viktima është identifikuar si Kosta Pojani, nga Berati. Ai u qëllua me një karabinë në kokë dhe gjoks në kohën që po shkonte për në punë, gatë orëve të paradites. Policia thotë se autori i vrasjes është një shtetas qipriot, i cili u dorëzua pak orë më vonë në një rajon policor të kryeqytetit helen. Ekzekutori ende nuk ka shpjeguar shkaqet e ekzekutimit të shqiptarit, por burime policore deklaruan se viktima dhe ekzekutori kanë pasur kohët e fundit mosmarrëveshje mes tyre. Hetimet po kryhen nga policia kriminale e Drejtorisë së Policisë së Atikës. Trupi i viktimës u dërgua në morgun e Athinës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Artikulli paraprakVRITET SHQIPTARI NË ROMË, U EKZEKUTUA ME 3 PLUMBA
Artikulli tjetërFLASIN VËLLEZËRIT E AUTORIT TË SULMIT NË BERLIN: TË SHOKUAR PËR NGJARJEN