Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin bavarez të Abensberg (rrethi Kelheim), ku një 39-vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar për vdekje, ndërsa pak më vonë është plagosur rëndë një tjetër person, që dyshohet se është vëllai i viktimës.
Oficerët arrestuan dy të dyshuar në mbrëmje. Sipas zëdhënësit të policisë, të dyshuarit janë të lidhur me njëri-tjetrin. Viktima është Fatos L., me origjinë shqiptare. Mediat kosovare ndërkohë, shkruajnë se viktima është Fatos Lumi nga Bllaca e Suharekës.
Sipas njoftimeve të policisë, një nga dy burrat e arrestuar qëlloi me armë zjarri mbi 39 vjeçarin shqiptar. Viktima vdiq në vendin e ngjarjes.
Pak kohë më vonë, të shtëna të mëtejshme u regjistruan në të njëjtën zonë. Një 46-vjeçar u godit dhe u plagos rëndë, i cili dyshohet se është vëllai i tij. Ai u transportua në spital me anë të një helikopteri.
Dëshmitarët mund të përshkruanin automjetin që u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Policia arriti t’i ndalonte në kohë e ndihmuar edhe nga një helikopter nga ajri. Dy burrat nga Kosova 30 dhe 41 vjeç u arrestuan pa rezistencë.
Dy të dyshuarit kanë lidhje midis tyre, tha zëdhënësi i policisë Günther Tomaschko. Për më tepër, policia arriti të sekuestronte armën e vrasjes. Aktualisht policia supozon se dy të dyshuarit dhe viktimat e njihnin njëri-tjetrin.