Policia e Kukësit ndalon 75 vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më datën 04.04.2018 në fshatin Borje.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit;-Adem Tale, 75 vjeç, banues në fshatin Borje.

Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi Adem Tale, dyshohet se për motive të dobëta, në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPD: PA TAHIRIN PARA DREJTËSISË, GJERMANIA S’HAP NEGOCIATAT
Artikulli tjetërZJARR I PËRMASAVE TË MËDHA, RREZIKOHEN 10 BANESA