Një vit pasi vrau nënën dhe babain e tij polic me armën e shërbimit, Mirald Metallari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata.
Ngjarja ka ndodhur më datë 24 korrik 2017 në Bathore, teksa Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, teksa ndërtonin një mur betoni në oborrin e shtëpisë u konfliktua me të atin punonjës policie, e më pas e qëlloi atë duke e lënë të vdekur në vend.
Për të ndaluar aktin e rëndë në mes hyri dhe nëna e Miraldit, Nurie Metallari 47 vjeçe. Ajo mbeti i plagosur, por nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Njoftimi i policisë per ngjarjen:
Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se Mirald Metallari, 21 vjeç ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.