Klasikja e parë sezonale në La Liga ka një datë zyrtare.

Supersfida ndërmjet Realit të Madridit dhe Barcelonës do të luhet të shtunën e 23 dhjetorit në Santiago Bernabeu. Dueli i vlefshëm për javën e 17-të të kampionatit spanjoll dhe që tërheq vëmendjen e të gjjithë botës do të nisë në orën 13:00, për të favorizuar telespektatorët në Azi. Konfirmimi erdhi nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i cili njoftoi zyrtarisht se përballja më e madhe e futbollit spanjoll do të luhet në periudhën e drekës, vetëm pak orë përpara festës së Krishtlindjeve.

Një mënyrë për të tërhequr edhe më tepër vëmendjen, pasi sytë e të apasionuarve nga e gjithë bota do të jenë edhe një herë te sfida brenda sfidës, ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Në të vërtetë java e 17-të e kampionatit spanjoll është një turn që do të luhet në mesjavë, me të gjitha skuadrat e tjera që do të zbresin në fushë të mërkurën. Spostimi i Klasikes në fundjavë ishte një zgjidhje e detyruar, edhe sepse Reali i drejtuar nga Zidane do të luajë në Botërorin e Klubeve në mesin e muajit Dhjetor.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU BELG GJENDET I VDEKUR
Artikulli tjetërDEKLARAT E POLICISË PËR AKSIDENTIN E NDODHUR NË LUMIN DRIN