“Eleganti i komikes Shqiptare” u prezantua ne teatrin “Migjeni” dokumentari kushtuar te ndjerit Paulin Selimi, mjeshtrit te humorit.

Ky dokumentar u realizua në formë filmi , i cili paraqiti para publikut shkodran jetën dhe veprën e Paulin Selimit qe ka dhënë kontribut për humorin shkodran . Nga ana tjetër ,kryebashkiakja Ademi pohoi se zgjuam në kujtesë kush ishte vërtet Paulin Selimi , vlerat e një personazhi ,intelektuali ,mësuesi të nderuar të qytetit të Shkodrës . Një njeri që shkruante në kohë të vështira për Shkodrën dhe Shqipërinë , i cili la gjurmë .

Gjithashtu ,kryetarja e bashkisë Voltana Ademi theksoi faktin që në Shkodër është e nevojshme të zhvillohet një konkurim apo event për figurat e njohura dhe të ndritura të qytetit të Shkodrës, ku edhe të rinjtë e qytetit t’i njohin .Të pranishëm në këtë aktivitet ishin personalitete të ndryshëm të qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakPELESHI TAKON PESHKATARËT E SHIROKËS
Artikulli tjetër“TARTUFI” TRIUMFON NË PRESHEVE