“Elektra” e Sofokliut, me gjithë ndjesinë e hakmarrjes dhe zemërimit, zbriti në Lezhë.Kjo dramë e cila tregon historine e Elektres, një femijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj, u vu në skenen e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri”, nga teatri shëtites “Çajupi” me pjesmarrjen e 12 aktoreve dhe me regji të Kiço Londos.

Kjo shfaqje përcjell një mesazh njerëzor që ka të bëjë me driten, për të qenë larg hakmarrjes, ndërsa Lezha e do teatrin thotë regjisori Kiço Londo.

Drama “Elektra”, zgjati për rreth 90 minuta duke tërhequr vemendjen e spektatorit, ndërsa në ditet në vijim do të udhëtoje edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Artikulli paraprakUDHA E KRYQIT, PALAJ: SHPOPULLIMI SHQETËSIM
Artikulli tjetërMYFTINIA 500 PAKO USHQIMORE PËR FAMILJET NË NEVOJË