Ka ndërruar jetën në spitalin e traumës në kryeqytet elektricisti nga Puka, Bajram Hyseni i cili një muaj më parë u dhunua barbarisht ndërsa ndodhej në detyrë. Hyseni kishte marrë plagë të rënda nga goditjet me mjete të forta duke mos arritur të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor të vitit që lamë pas, në fshatin Zvin të Pukës, ku Bajram Hyseni, me detyrë elektricist pranë zyrës së OSHEE, kishte shkuar të priste faturat e energjisë elektrike. Ai është dhunuar barbarisht nga shtetasi Petrit Marashi, 44 vjeç tashmë i vënë në pranga, në kohë që po lexonte sahatin e familjes së këtij të fundit. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes mundësoi transportimin e punonjësit të OSHEE drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku fatkeqësisht mundi të mbijetojë vetëm 1 muaj.

Artikulli paraprakKOALICIONI PS-LSI, RAMA DHE META DARKOJNE BASHKE
Artikulli tjetërPD KERKON VENDOSJEN E SHTATORES SE IBRAHIM RUGOVES NE TIRANE