Ashtu siç i premtoi, kryeministri Rama i ka gjetur punë një elektriçiksti në qytetin e Lushnjes. Agim Gjata gjatë një takim publik të bashkëqeverisjes ku ishte i pranishëm edhe kryeministri tha se nuk po gjend dot punë.

Kryeministri i premtoi atij se nëpërmjet zyrave të punësimit do ti gjente atij punë brenda 24 orëve në sektorin privat.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri në profilin e tij në Facebook.

“Mirëmëngjes dhe duke ndarë me ju fundin e episodit të pardjeshëm në Lushnje, kur Agim Gjata kërkoi punë në takimin publik të bashkëqeverisjes, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Ja bashkëbisedimi i qytetarit me kryeministrin

Qytetari: Në lidhje me dy gjëra që keni bërë me OSHEE-në. Në radhë të parë, edhe këngëtarët paguhen me OSHEE-në dhe e dyta, vende pune ka, por specialiste mungojnë.

Një nga ata jam edhe unë. Specialist, elektricist dhe me arsim profesional. Edhe tek portali kam parë, 15 vende që nga shkurti i 2017-s në Lushnje, por iku edhe 2018 dhe hiç asgjë dhe me të drejtë thua ti që s’ka.

Tani, se si do vejë kjo punë, të paktën unë jam edhe hallexhi se kam edhe nevojë. Nuk e kam çuar fëmijën për master se nuk kam lekë. Zyrat e punës janë, qoftë ministri Gjiknuri, qoftë Ardian Çela, pse nuk i sjell tek zyrat e punës që të pasqyrohet kjo gjë e ti jepet fund.

Ikën edhe 8 muaj. Se mirë ky vit, iku u dogj çuni. Por do vijë shtatori përsëri. Tani të them edhe përgjigjen që më dha titullarja e OSHEE.

“Ne marrim çuna të rinj” – më tha, a thua se ishte trajner futbolli dhe herën e dytë, “unë s’të marr në punë tha, merru në Tiranë”. Tani këto gjëra kontradiktore nuk i kuptoj. Kjo i bie që duan lekë, por unë lekë skam.

Kryeministri Rama: Mendoj që mos i bjer kaq shkurt se nuk është kaq shkurt, se është gjëja më e kollajshme për të thënë marrin lekë. Kur vjen puna që të thuash kush, jo unë nuk e di, po kështu thuhet.

Për sa kohë në këtë vend nuk do përmbyset koncepti që punë është vetëm kur ta jep shteti, shumë njerëz do vazhdojnë të jenë pa punë.

Isha në atë panairin e punës sot në Fier, përpara se të vija këtu dhe po diskutoja me ata të zyrës së punës.

Problemi më i madh tani i zyrave të punës – që janë totalisht të angazhuara e që kanë objektivin të fusin në punë 25000 njerëz brenda këtij viti e do realizohet ky objektiv, 1369 veta janë futur në punë nga zyrat e punës vetëm në muajin mars,

në prill, ka objektiv me numra dhe ne e ndjekim atë përditë në ekran në Kryeministri dhe do ta realizojmë objektivin, – pra problemi janë refuzimet.

Refuzojnë punën dhe ne i kemi me shkrim, sepse zyrat e punës kanë detyrë që në rast se të ofrojnë punë, ti nuk pranon, bëjnë atë dëshminë e shkruar sepse në rast se ty shteti të ofron punë e ti nuk pranon

, ti nuk ke më shans ndonjëherë të pretendosh ndihmë ekonomike dhe nëse do punë ti, personalisht, 24 orë më duhet mua të ta gjej punën, por ama jo në shtet. Po e deshe në privat, për 24 orë unë të garantoj punën.

Ja ku më ke, për 24 orë, unë ty të gjej punën. Nuk ka asnjë problem dhe ta gjej jo me ndonjë mik por ta gjej kollaj fare, me sistemin se zyrave të punës.

Por historia që janë 15 vende në OSHEE dhe janë 1000 veta që i duan ato 15 vende dhe ndërkohë rrinë duarkryq edhe nuk shkojnë të punojnë në privat, nuk funksionon.

Artikulli paraprak‘DO SHIJONI FERRIN’! VJEN KËRCËNIMI I FORTË NDAJ SHBA, ALEATËVE TË SAJ DHE RUSISË
Artikulli tjetërDEL AUTOPSIA E VDEKJES SË AVICII