Elena Levanti merr urdhërmbrojtje nga Gjykata, e kërcënoi ish-vjehrra
Pedagogia dhe historiania Elena Kocaqi (Levanti), bashkëshortja e Marjan Levantit, i cili pak ditë më parë i plagosi me thikë dy prindërit dhe vëllain, ka marrë urdhërmbrojtje nga gjykata. Sipas policisë, Elena Kocaqi, 41 vjeç, është kërcënuar nga ish-vjehrra Afërdita Levanti 59 vjeç, se do t’i merrte fëmijën 8 vjeç. Ka qenë vetë Kocaqi e cila ka bërë padi në polici, duke kërkuar edhe urdhërmbrojtje nga gjykat . “Më datë 25.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Aferdita Levanti vjeç 59 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë në mënyrë të padrejtë fëmijën D.L, 8 vjeç, bashkëshortes së djalit, E.L, vjeç 41 banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. Nenet 127 dhe 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.