SHQIPËRIA NË FINALE, TINGUJT E BALADËS PUSHTUAN VIENËN. Numri 14 duket se i dha fat këngëtares Elhaida Dani, duke i prerë biletën për në natën finale të “Eurovision”-it.

Elhaida dhuroi shumë emocion me zërin e saj , e cila kulmoi në pjesën e dytë të këngës ku tingujt e baladës e pushtuan skenën e Vjenës. E ndjekur dhe nga një kor prej tre shoqëruesesh, vajzat ishin në sinkron jo vetëm me zërin e tyre, por edhe me veshjen që i dha tepër finesë paraqitjes skenike të tyre. Ajo që ra në sy në këtë natë të “Eurovision”-it, ishte skenografia dhe ndriçimi që ndiqte çdo performancë të artistëve që debutuan në skenën e Vjenës. Tashmë janë edhe dy net të tjera të festivalit, përkatësisht një tjetër natë gjysmëfinale , si dhe finalja e ditës së shtunë ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij viti.

Artikulli paraprakMINISTRI ÇUÇI ME STUDENTËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërÇIKLIZËM, VLLAZNIA NGJITET NË PODIUM NË KUPËN “AGIM TAFILI”