Në çdo dalje ajo ka shkëlqyer, por edhe më sharmante është shfaqur në tapetin e kuq këngëtarja Elhaida Dani. Ajo ka dhënë një shfaqje tejet dinjitoze në tapetin e kuq të Vjenës.
Në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2015”, ku Elhaida përfaqëson Shqipërinë, ajo mbante veshur një fustan klasik me ngjyrë të verdhë. Fustani i saj mësohet se është stiluar nga Valdrin Sahiti, stilist i njohur kosovar.