TONIGHT STAR PLUS, SONTE ORA 21:00, NJË EMISION PËR PËRFAQËSIMIN E SHQIPËRISË. Mbrëmjen e sotme këngëtarja shkodrane Elhaida Dani do të bëjë debutimin e saj në skenën e Eurovzion në Austri. Pjesëmarrja e saj në këtë festival është duke u pritur me mjaft kërshëri dhe entuziazëm, pasi Dani është diskutuar edhe si një nga pretendentet për të fituar këtë kompeticion muzikor.
Ndonëse në provën e parë në këtë event muzikor është diskutuar një prezantim jo me kapacitet të plotë të Danit, në provën gjenerale ajo ka mundur të tregojë të gjitha aftësitë e saj vokale duke shkëlqyer siç ka bërë në të gjitha eventet ku ka qenë pjesë, duke rrëmbyer duartrokitje dhe ovacione të shumta . Edhe në ceremonisë hapëse të këtij kompeticioni Dani ka përfaqësuar mjaft mirë vendin tonë nëpërmjet paraqitjes së saj. Dani do të këndojë e katërmbëdhjeta në natën e parë të këtij kompeticioni duke përfaqësuar kështu vendin tonë me këngën “I’am Alive”. Nderkohe qe sonte, emisioni Tonight I ka kushtuar nje vemendje te vecante performacen se se Elhaida Danit, pasi gjithcka I eshte dedikuar, pikerisht perfaqesimit te Shqiperise ne Eurosong, me nje panel te zgjedhur specialistësh të muzikës, nder te cilet Zef Çoba dhe Gjon Shllaku