Këngëtarja e njohur korçare, ka folur së fundi në një intervistë ku e pyetur nëse do të martohej sërish, 48-vjeçarja është shprehur e friksuar.
Ajo duket se e ka përjetuar keq martesën e saj të parë, nga e cila erdhi në jetë Marina. “Mund edhe të martohesha dhe të më binte prapë diçka shumë zhgënjyese si në martesën e parë dhe pastaj t’i bija kokës me grushte e t’i thosha vetes: Oh Zot! Pse e bëra prapë. Kur jam vetëm më duket sikur ndjehem më rehat dhe administroj mirë të gjitha prioritetet e mia. Kështu të paktën nuk ia vë fajin askujt, dhe domosdo më mbetet mua. Jam më e kënaqur kështu” – ka thënë Eli Fara . Ndërsa vetëm një vit më parë, këngëtarja rrëfente problemet me martesën e parë: “Unë jam martuar shumë e re dhe jam bërë nënë kur isha vetë fëmijë. Më pas kur vajza ishte vetëm pak muajshe, kam bërë anulimin e martesës. Ishte një martesë e dështuar. Mendoj se ka qenë një zgjidhje e mirë për të dyja ne’’ – është shprehur këngëtarja e famshme, e cila megjithatë duket një nënë e lumtur.