Ashtu si pritej, trajneri i Spanjës Visente Del Boske ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Tekniku ka konfirmuar se nuk do të jetë më në drejtimin e kombëtares iberike. “Nuk kam ndërmend të vazhdoj, e kisha marrë prej kohësh këtë vendim dhe po ashtu dua të shtoj se e kam mbyllur edhe karrierën time si trajner”– deklaroi 65-vjeçari për mediat spanjolle, i cili ndër të tjera theksoi edhe se di se kush do të jetë pasuesi i tij, por pa zbuluar emrin. Visente del Boske mori drejtimin e Spanjës në vitin 2008, duke e udhëhequr “la rohan” drejt një titulli kampion bote dhe një triumfi në Europian. Në evenimentin që po zhvillohet aktualisht në Francë, përfaqësuesja spanjolle u eleminua në raundin e 1/8-ve për meritë të Italisë. Ndërkohë që kombëtarja iberike ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë në fazën kualifikuese të kupës së Botës.