Elis Bakaj është futbollist i Vllaznisë. Surpriza jo e këndshme tek Tirana që nuk i dha mundësi të firmoste për shkak se FIFA nuk ia lejoi një gjë të tillë klubit bardheblu si shkak i borxheve që ka, ka bërë që Bakaj të ribisedojë me drejtuesit e Vllaznisë.

Mesfushori ka arritur që të gjejë shumë shpejt akordin me administratorin Astrit Gjyrezi dhe drejtorin sportiv Eugent Zeka. Në këtë mënyrë Bakaj nga sa mësohet deri në fund të sezonit do të jetë futbollist i Vllaznisë. Natyrisht që është një lojtar i rëndësishëm që i bën punë kuqebluve por për trajnerin Armando Cungu ardhja e një futbollisti nuk është një zgjidhje përfundimtare sepse skuadrat e tjera kanë bërë përforcime në të gjitha repartet. Tekniku Cungu vazhdon që të shprehet aspak i kënaqur me merkaton e bërë deri tani nga skuadra e Vllaznisë duke qenë se ekipe të tjera kanë avancuar tejet në këtë pjesë dhe tashmë për kuqeblutë kanë nisur vështirësitë.

Artikulli paraprakI FTOHTI, ÇMIMET E FRUTA-PERIMEVE NË “STRATOSFERË”
Artikulli tjetër“DHURO DASHURI” DHE “PERPJEKJE” NDIHMA PËR 40 FAMILJE