Eljo Hyska është zyrtarisht kryetari i ri i FRESSH.

Me 10182 vota, Hyskaj arriti të fitonte me një rezultat dukshëm më të lartë kundrejt 7 kandidatëve të tjerë në garën për kreun e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Sakaq nga votimi i anëtarëve të FRESSH ditën e shtunë u përzgjodhën dhe dy nënkryetarët e Forumit, Shpati Kolgega me 7706 vota dhe Elsamed Mukaj me 2742 vota. Pjesmarrja në votim ishte 65%. Në 207 qendra në gjithë vendin, nga ora 07:00-19:00 votuan 24581 anëtarë të FRESSH. Rezultati i nxjerrë nga KQZ: 1- Eljo Hyska 10182 2- Shpati Kolgega 7706 3- Elsamed Mukaj 2742 4- Marinela Rukia 1522 5- Erjo Mile 1323 6- Jonida Spaho 527 7- Ana Abdi 462 8- Ermal Petushi 387

Artikulli paraprakSHQIPTARI NË GJERMANI SHPËTON REFUGJATËT NGA ZJARRI, POR HUMB VETË GJITHÇKA
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË SHBA, TRUMP PARASHTRON PLANIN PËR 100 DITËT E PARA SI PRESIDENT