Ellie Gouldin ka linjat perfekte trupore, ato që cdo femër ne botë do të dëshironte.

Këngëtarja britanike, në të njëjtën kohë është shumë e hapur për teknikat që ndjek për të qenë në formë të tillë, krijuesja e hitit Love me Like You Do, asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë gjë të fshehtë. Edhe në intervistën e fundit, britanikja që tani është imazhi markës Pantene, tregon:”Celësi është varieteti. Më pëlqen që ta miksoj javën me lloje të ndryshme ushtrimesh. Kështu që unë bëj vrap e më pas yogla, këto i kombinoj edhe me dietën ushqimore. Nuk ka ndonjë sekret në të vërtetë, vetëm stërvitja e përditshme.” Ellie ështe e cmendur pas boksit dhe vegjetariane, këngëtarja shton:”Më pëlqen shumë boksi, e praktikoj prej dy vitesh tashmë. Kurse prej tre vitesh jam vegjetariane, kjo ështe shumë e rëndësishme për dietën time. Mendoj se është mirë edhe për mjedisin. Te qenurit vegjetarian i vjen në ndihmë cdo personi për të qenë i shëdetshëm, pra të gjithë fitojmë kështu.” Zakonisht shumë këngëtarë i shohim të shkojnë në fundjavë në festa të ndryshme e të dalin të dehur orët e para të mëngjesit, por ky nuk është stili i Goulding. Ajo jep shpjegim edhe për këtë:”Për shkak të punës qe bëj nuk ndjej ndonjë kënaqësi në festa. Ne thjesht konsumojmë disa pije për të festuar pas koncerteve dhe kaq. Unë shpenzoj shumë energji kur performoj dhe aq është e mjaftueshme për mua.”

Artikulli paraprakNORVEGJIA DYSHON SE INTELIGJENCA RUSE ËSHTË PËRFSHIRË NË PIRATERIM
Artikulli tjetërNDALIMI I EMIGRANTËVE NË SHBA, ISIS MUND TA SHFRYTËZOJË PËR REKRUTIM