Boksierja shkodrane Elsedita Selaj pas suksesit të arritur së fundmi në kampionatin europian në Itali nga ku u shpall edhe nënkampione ajo tashmë ka filluar përgatitjet sa i përket pjesëmarrjes së saj në dy kompeticione të tjera ku do të marrë pjesë në vazhdim.
Bëhet fjalë për në Kampionatin Botëror dhe në Olimpiadën Botërore të boksit që do të zhvillohen gjatë këtij viti.
Por sa i përket kësaj pjesëmarrjeje në këto dy kompeticione ku natyrisht synimi i saj është arritja e rezultateve sa më të larta si një problem kryesorë është edhe ana financiare.
Edhe pse Elsedita ka marrë rezultatin më të lartë në gjithë historinë e boksit shqiptar dhe për më tepër, i arritur nga një femër mbështetja ndaj saj ka qënë zero.
Edhe pse në shumë pritje që kanë zhvilluar me personalitete të ndryshme boksieres shkodrane i janë dhuruar vetëm lule e asgjë më shumë gjë që asaj nuk i shërbejnë për asgjë për ti mundësuar shkuarjen dhe pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror dhe në Olimpiadën Botërore.