Nesër në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet padia e Elvis Rroshit për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës si dhe vendimin e KQZ i cili i hoqi mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Seanca është parashikuar të mbahet në orën 10:00 Më 29 dhjetor 2016 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, si dhe për deputetët e Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri. Po atë ditë qeveria mori vendim për shkarkimin e tij. Megjithatë opozita denoncoi faktin se Rroshi vijon të jetë në krye të detyrës. Këtë e vërtetoi me një dokument që mban vulën e Bashkisë së Kavajës dhe firmën e Elvis Rroshi dhe i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ngritjen e selisë së KZAZ-së, Nr. 42.