Me romanin e Ismail Kadaresë “Nata me Hënë”, në respekt të këtij shkrimtari që u nda nga jeta, aktorja Ema Andrea erdhi në një mbrëmje letrare në muzeun historik “Oso Kuka”.

Këto takime letrare organizohen nga Qendra për Hapje dhe Dialog COD vijnë nën zërin dhe interpretimin e aktores Ema Andrea duke synuar nxitjen e dashurisë për letërsinë..…

Aktorja Andrea tregon se zgjodhi librin “Nata me hënë” për shkak se me këtë pjesë të Kaderesë zhvilloi edhe shfaqjen e saj të parë në teatër…

Jetojmë në një kohë thotë aktorja Andrea ku mesazhet nuk kanë më aq vlerë….

COD ACT vijon prej dy vitesh me përzgjedhjen e veprave të njohura letrare duke i sjellë edhe më afër publikut përmes interpretimit brilant të aktores Ema Andrea.

Artikulli paraprakGJURAJ FITUES, APELI: S’KA RAUND TË DYTË NË UNIVERSITET
Artikulli tjetërMBLIDHET KËSHILLI MBIKQYRËS I BSH, MIRATOHET RAPORTI I POLITIKËS MONETARE