Gjermani,emaile kërcënuese në shkolla,nxënësit bllokohen në klasa
Një seri kërcënimesh nëpërmjet emaileve kanë tronditur ditën e sotme të paktën 7 shkolla në Gjermani. Mediat gjermane citojnë burime policore të cilat kanë ndërhyrë duke mos lejuar nxënësit dhe stafin të dalin nga ndërtesat. Rastet janë shënuar në Lipsia dhe në Magdeburg, në këtë qytet nxënësit fatmirësisht janë dërguar në shtëpi. “ Çdo kërcënim e marrim seriozisht pasi emailet janë dërguar njësoj dhe me të njëjtën përmbajtje” shprehen autoritetet. Edhe pse mediat shkruajnë se mund të bëhet fjalë për një shaka pa kripë, hetimet vijojnë për të shmangur çfarë do lloj ngjarjeje që mund të ketë pasoja.