Emergjencat Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri, në pyje e kullota, në qarqet Shkodër, Elbasan, Dibër, Vlorë e Gjirokastër. Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra të vogla që kanë qenë aktive janë shuar. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Shkodër.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe hambullore, në afërsi të disa banesave në fshatin Goraj, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës, me personelin shoqërues, që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe hambullore.

Artikulli paraprakEKSTRADIMI I MORINËS, DEMIRAJ TAKON AMBASADOREN KROATE: GJYKOJENI DREJTË
Artikulli tjetërZJARRI NË VELIPOJË, PROKURORIA NIS PROÇEDIM