“134 është numri i rasteve të përfshirjes nga zjarri gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti në territorin e Bashkisë Shkodër”.

Kjo është deklarata e drejtorit të Emergjencave Civile dhe Shpëtimit nga Zjarri Ridvan Bushati, i cili tha se situata ka qenë tejet e rënduar gjatë gushtit, ku janë përballuar 114 raste zjarresh. Sipas Bushatit, problematike mbetet mungesa e hidrantëve dhe vështirësia për të ndërhyrë në lagje të qytetit. Edhe më parë kjo drejtori ka deklaruar problemet e shumta me të cilat përballet. Ndërtimet e shumta në lagje të qytetit si dhe parkimet e gabuara të automjeteve po vështirësojnë çdo ditë ndërhyrjet e repartit zjarrfikës në qytet.

Artikulli paraprakTAHIRI I ZBULON BASHËS DIÇKA TË RËNDË
Artikulli tjetërMBETJET, PROJEKTI JICA JEP REZULTATE NË VAU DEJËS