Ne diten nderkombetare te zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqesite natyrore projekti “Pronews” në bashkëpunim me Drejtorinë e Pergjithshme të Emergjencave Civile kanë zgjedhur Shkodrën për të bere një improvizim ,
demostrim ne terren, për tu ardhur ne ndihme popullates ne raste fatkeqësie. Policia, Ambulanca Shërbimi Zjartrëfikës u mblodhën përpara bashkisë Shkodër me qëllim sensibilizimin e parandalimit të fatkeqësive .
U zgjodh pikërisht Shkodra si qyteti me rrisk më të lartë të përmbytjeve.
Çako foli dhe sa I përket masave parandaluese të përmbytjeve. Ai tha se Drejtoria e Emergjencave Civile është e lidhur ngushte më të gjitha strukturat dhe me institutin e gjeoshkencave IGJEUM në mënyrë që të jenë ne dijeni të cdo problematike.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cilësoi si mjaft të rëndësishem demostrimin e këtyre strukturave. Sipas saj njerëzit duhet të njihen me rreziqet dhe parandalimin e tyre.
Pas Shkodrës ky aktivitet do të zhvillohet në qytetin e Vlorës.