Pas disa ditësh që qëndroi e bllokuar nga trashësia e borës që shkonte deri në 2 metër, pjesa e Qafë Thores është zhbllokuar.
Aty është bërë një punë intensive duke qenë se Qafë Thorja jo vetëm bllokon banorët e Thethit në zonën e Dukagjinit duke shkëputur lidhjen tokësore me Shkodrën por gjithashtu ndikon negativisht edhe në turizëm duke qenë preferohet në masë nga të huajt të cilët gjatë këtyre ditëve nuk kanë mundur që të kalojnë për shkak të bllokimit që ishte. Zhbllokimi momental nga bora në Qafë Thore është bërë nga drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile në bashkëpunim me prefekturën e qarkut Shkodër. Fadromat prej ditësh bashkë me një numër punëtorësh kanë ndërhyrë duke larguar borën që shkonte deri në 2 metër. Prefektura siguroi një sasi të konsiderueshme të karburantit për fadromat në një vlerë prej 10 milion lekë të vjetër. Lëvizjet dhe grafiku për fadromat është dokumentuar për të mos lënë vend për abuzime me karburantin siç mund të ketë ndodhur shpesh herë vitet e kaluara. Edhe pse nuk ka qenë aspak e lehtë për ta hapur rrugën jo vetëm për shkak të trashësisë së borës por edhe për shkak të mungesës së logjistikës dhe kapaciteteve të duhura që nevojiten për ta përballuar siç duhet një situatë të tillë emergjente dhe për të qenë sa më efiçent dhe për të operuar me shpejtësi. Gjithsesi pas disa ditësh është arritur që rruga e Qafë Thores të zhbllokohet dhe banorët atje apo turistët tashmë do të mund që të shkojnë. Mjetet motorike për momentin mund të lëvizin edhe pa zinxhirë. Gjithsesi në ditët në vijim problem mbetet në rast se do të ketë sërish reshje bore për shkak të klimës që është atje dhe institucionet e emergjencave civile nuk mund të japin siguri se rruga mund të qëndrojë e zhbllokuar nga bora gjithë kohën por momentalisht në atë aks mund të kalohet pa probleme.